IADK përmes vizitave studimore është duke ndikuar në ngritjen e kapaciteteve te fermerëve

Mitrovicë e Jugut dhe Zvecan

IADK ka organizuar dy vizita studimore me 27 përfituesit nga komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Zveçanit te cilët janë të përkrahur në sektorin e perimtarisë me serra dhe mekanizëm bujqësorë. Qëllimi i vizitave ishte shkëmbimi i përvojave, hulumtimi i mundësive prodhuese dhe shfrytëzimi racional i serrave për gjatë gjithë vitit.

Kjo vizitë ka mundësuar që fermerët përfitues të informohen për së afërmi me teknikat e prodhimit të fidaneve në findanishten Godanci/Shtime, nga ku edhe kanë marrë këshillat e nevojshme, për prodhim të fidaneve, llojeve të tyre, kushtet agroteknike etj. Gjithashtu fermerët vizituan serrën model për kultivimin e perimeve “AgroBuli” në Shtime. Të pranishmit diskutuan për praktikat e mira të kultivimit, plehrimin e nevojshëm, njohjen e sëmundjeve, parandalimin e sëmundjeve, luftimin e tyre, llojet e preparateve mbrojtëse dhe kohën e përdorimit. Mbështetja për fermerët do të vazhdoj edhe në të ardhmen, IADK do të jetë gjithmon afër tyre me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta “punësim dhe gjenerim të të ardhurave”.  

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë”