IADK së bashku me fermer vizitojnë panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Novi Sad

Novi Sad

IADK nё kuadёr tё zbatimit tё aktiviteteve tё projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë” , më  datë 23-24 Maj 2022  ka realizuar vizitё në panairin ndërkombtar të bujqësisë në Novi Sad .  

Fermerët e të gjithë sektorëve të bujqësisë nga Komuna e Mitrovicës  dhe Zveçanit kanë marrë pjesë në vizitë në këtë panair me qëllim të përfitimit të njohurive të reja  në lidhje me teknologjitë e fundit që përdoren në prodhimtarinë bujqësore. 

Fermerët kanë pasur mundësinë të shohin për së afërmi paisjet më të reja që përdoren për punimin e tokës, paisjet për përpunim të ushqimit dhe racat e ndryshme të gjedheve, deleve dhe dhive .  

Përveq vizitës në panair, qëllimi tjetër ka qenë shkëmbimi i përvojave në mes fermerve të komuniteteve të ndyshme.  

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë”  , financuar nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida) dhe mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC).