IADK mbështetë bletarët, sektorin e shpezëtarisë dhe sektorin e perimeve me fidane

Mirëmbajtja, kultivimi dhe rritja e suksesshme e bletëve kërkon përkushtim, punë dhe investim prandaj në kuadër të projektit, IADK ka shpërndarë paisje për luftimin e smundjes VAROA tek bletët.

Në sektorin e shpezëtarisë janë shpërndarë mulli për bluarjen e drithrave që ndihmon fermerët që vetë të përgatisin koncentratin për zogjë me ndihmën e ekspertëve nga IADK.

Përfituesit e serrave janë furnizuar me fidane të domates, fidane të specave dhe trangujve në varësi të kërkesave të tyre si dhe ju është ofruar këshilla profesionale nga ekspertët e IADK-së për teknikën e kultivimit të tyre.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë”, financuar nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida) dhe mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC).