IADK shpërndanë paisje për sektorin pemëtarisë, perimtarisë, përpunuesve të ushqimit dhe blegtorisë

Mitrovicë dhe Zveqan

Me qëllim të lehtësimit të punëve, rritjes së cilësis e mbi të gjitha krijimit të të ardhurave për përfituesit, IADK në muajin prill ka shpërndarë për sektorin e pemëtarisë, Spërkatse me bateri 20L dhe gërshërë të gjata. Për sektorin perimtarisë, Sistem të ujitjes pikë pikë. Për sektorin e përpunuesve të ushqimit lavaman, raft muri dhe peshore elektronike kurse për sektorin e blegtorisë bidona për qumsht 20l për ruajtjen e qumshtit të freskët.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë” , financuar nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida) dhe mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC).