Organizohen dy punëtori lidhur me çështjen e punësimit

Mitrovicës e Jugut & Shtime

IADK ka organizuar dy punëtori për të identifikuar problemet me të cilat ballafaqohen Qendrat për Aftësim Profesional, Zyrat e Punësimit dhe akteret tjerë të cilet janë të lidhur me çështjen e punësimit.

Për akterët relevant nga regjioni i Mitrovicës së Jugut punëtoria është organizuar më 02 Shkurt në zyrën e IADK-së ndërsa për pjesëmarrësit nga Regjioni i Shtimes punëtoria është organizuar më datë 03 Shkurt në sallën e Kuvendit Komunal të Shtimes.

Gjithsej 42 pjesëmarrës ishin të pranishëm të cilët lidhen ngusht me qështjen e punësimit si: udhëheqës nga Qendrat për Aftësim Profesional, Zyrat e Punësimit, Përfaqësues nga Zyrat e Bujqësisë, fermerë nga Komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Shtimes si dhe stafi  i IADK-së

Të gjithë pjesëmarrësit kanë kontribuar maksimalisht në identifikimin e pengesave me idetë e tyre duke dhënë rekomandime se si të adresohen nevojat e grupit të synuar (të rinjtë, gratë dhe grupet në disavantazh). Rekomandimet  e dalura nga këto dy punëtori do t'u prezantohen dhe do t'u dërgohen akterëve kryesorë siç janë Zyrat e Punës, Agjencia e Punësimit, Qendrat e Aftësimit Profesional, komunat dhe ministritë përkatëse për ndërhyrje të mëtutjeshme. 

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.