Ftesë për sesione informuese

Vushtrri dhe Skënderaj

FTESË PËR SESIONE INFORMUESE

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin trevjeçar (2020-2022): “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori  BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komunat partnere.

Projekti do të kontribuoj që fermerët, gratë, të rinjtë, studentët, grupet e margjinalizuara dhe minoritetet, përmes aktiviteteve përkrahëse me grante, punё praktike dhe aftёsim profesional, të krijojnë kushte për aktivitete bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave, punёsimin dhe  përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të tyre.

Në kordinim me komunat është planifikuar koha dhe vendi i mbajtjes së sesioneve informuese, andaj  për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit dhe mundësit e aplikimit, ftohen të  interesuarit nga grupet e lartcekura që të marrin pjesë në këto takime, që do tё mbahen sipas tabelёs vijuese:

Orari i sesioneve informuese nëpër komuna

Nr.

Komuna

Vendi i mbajtjes

Data

Ora

1

Vushtrri

Zyret e IADK-së,  Sfaraçak i Ulёt

25.01.2022

10:00

2

Skënderaj

Salla e Kuvendit Komunal Skënderaj

25.01.2022

14:00

Sinqerisht,

Zenel Bunjaku

Drejtor Ekzekutiv i IADK-së