KONKURS: Zyrtar-e për Prokurim, Administratë dhe Logjistikë

KONKURS: Zyrtar-e për Prokurim, Administratë dhe Logjistikë

Iniciativa  për  Zhvillimin  e  Bujqësisë    Kosovës  (IADK)  është  organizatë joqeveritare  që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer,  zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë  duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie.

IADK do të angazhojë një “Zyrtar/e për Prokurim, Administratë dhe Logjistikë” për projektet që është duke zbatuar.

Titulli i vendit të punës:             “Zyrtar/e për Prokurim, Administratë dhe Logjistikë”

Vendi i punës:                            Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri

Kohëzgjatja:                               10.02.2022 - 31.12.2022 (me mundësi vazhdimi)

Përshkrimi i punës:

Zyrtar/e për Prokurim, Administratë dhe Logjistikë do të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave të projekteve dhe kordinimin e punëve në baza ditore të IADK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të mirëmbajë të dhënat për pushimet vjetore të stafit, listën e punëtorëve të IADK-së dhe ë përgatisë kontratat e stafit;
  • Të mirëmbajë listën e furnitorëve/ofrueseve të shërbimeve të IADK-së;
  • Të përgatisë dhe realizojë planin e prokurimit vjetor të IADK-së dhe sipas projekteve;
  • Mbledhë kërkesat e blerjes nga projektet dhe departamentet e ndryshme brenda IADK-së dhe krijon dosjet e tenderit në bazë të kërkesave të blerjes;
  • Të ndjekë dhe zbatojë procedurat e prokurimit sipas manualit të IADK-së, si dhe procedurat e prokurimit sipas kërkesave dhe rregullave të të gjithë donatorëve dhe partnerëve të IADK-së;
  • Të sigurojë përgatitjen në kohë dhe në mënyrë të duhur të dokumentacionit të tenderit;
  • Siguron zgjedhjen transparente të furnitorëve me trajtim të barabartë të të gjithë furnizuesve potencial, duke zgjeruar fushën e tanishme të furnizuesve në vazhdimësi dhe duke përdorur procedurat e duhura të prokurimit;
  • Vlerëson ofertat e tenderit dhe përgatitë formularët e vlerësimit të tenderit dhe raportet e vlerësimit të tenderit;
  • Të iniciojë proceset e Prokurimit si dhe t’i përcjellë ato deri te nënshkrimi i kontratës me kontraktorët;
  • Siguron arkivimin në kohë, sistematik dhe të duhur të dokumentacionit të tenderit në mënyrë elektronike dhe në origjinal/kopje fizike;
  • Të bëjë përgatitjen e kontratave me furnitorë/ofrues të shërbimeve;
  • Të ftojë dhe të marrë pjesë në Komitetin e Prokurimit;
  • Të realizojë procesin vjetor të inventarizimit;
  • Kryen edhe punë tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë univerzitare Bsc në Ekonomi apo të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvojë pune në fushën prokurimit, administratës, ekonomisë, apo të ngjashme;
  • Shkathtësi kompjuterike: MS Word, Excel dhe Power Point;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi për punë në ambient multietnik;
  • Aftësi për tu përshtatur në punën ekipore;
  • Aftësi për punë me qetësi nën presion të kohës;
  • Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhët: Shqip dhe Anglisht (e preferuar edhe gjuha Serbe);
  • Të posedojë patentë shofer valid, kategoria B.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në  dhe një letër motivuese direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes emailit prokurimi@iadk.org dhe cc: zbunjaku@yahoo.com , më së largu deri më 28.01.2022.  

Personi kontaktues: Elheme Shala – Asistente e Financave, tel. 049 777 059

Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.