IADK realizon vizitë studimore me përfituesit në sektorin e blegtorisë

Gjilan, Vushtrri

Me datë 14 dhe 15 Tetor 2021,  janë oragnizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave në fushën e blegtorisë me dy grupet e fermerëve përfitues nga Komuna Kamenicë dhe Lipjan, të cilët kanë përfunduar trajnimet profesionale në sektorin e blegtorisë. Si dhe me grupin e të rinjve përfitues në sektorin e blegtorisë nga Komuna Vushtrri, Skënderaj dhe Shtime.  

Me këta përfitues janë vizituar fermat e lopëve qumështore, ku patën mundësinë që të shohin nga afër mënyrën e mbarështimit, kapacitetet prodhuese dhe menaxhimin e mirëfillitë të fermave. Ndër të tjera: sistemet e mbajtes së gjedheve, sistemin e mbyllur të mjeljes, dhomën e laktofrizit, përzierësen e ushqimit dhe llojet e ushqimeve për gjedhe, gropen e silazhit, bokset për viça, objektin për lopë në tharje si dhe shumë pajisje të tjera bujqësore.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.