Ftesë për sesione informuese për punëkërkues të regjistruar dhe studentë të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore

Mitrovicë e Jugut dhe Shtime

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” projekt dyvjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime, të cilat janë bashkë-aplikuese dhe partnere të projektit.

IADK do të organizojë sesione informuese në:

1.       Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore me datë 17 gusht 2021 nga ora 10:00

2.       Sallën e Kuvendit Komunal të Shtimes me datë 18 gusht 2021 nga ora 10:00

Gjatë sesionit informues, të interesuarit do të njoftohen rreth projektit në fjalë dhe tri komponentave të tij, veçanërisht për përkrahjen e 45 punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punësimit në Mitrovicë Jugore dhe Shtime me trajnim në kursin “vetëpunësim” nga qendrat përkatëse për aftësim profesional; mbështetjen me grante bujqësore23 prej 45 punëkërkuesve të regjistruar (4 përfitues të përzgjedhur nga thirrja e kaluar do të mbështeten nga kjo thirrje) me grante në vlerë €3,000 euro (vetëpunësim) dhe €5,000 euro (start-up);  dhe këshillimin e 27 përfituesve të granteve në aspektin teorik dhe praktik sipas sektorit të bujqësisë.

Shtesë, të interesuarit do të njoftohen edhe rreth përkrahjes së studentëve të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore nga komunat Mitrovicë Jugore dhe Shtime me trajnim në aftësi të buta dhe punë praktike tre-mujore me pagesë. Në thirrjen e parë të këtij projekti janë përkrahur 10 studentë me punë praktike (me pagesë) dhe do të përkrahen edhe 10 të tjerë në thirrjen e dytë. Studentët duhet të jenë banorë të komunave: Mitrovicë e Jugut ose Shtime.

Për informata më të hollësishme në lidhje me projektin dhe sesionin informues, mund të na kontaktoni edhe përmes adresës elektronike: argjend.gjinovci@iadk.org, elion.gerguri@iadk.org apo përmes numrave të telefonit: 044 240 106 dhe 049 973 204