IADK shpërndanë motokultivatorët për kultivuesit e BMA-ve

Komuna Pejë & Istog

Për të lehtësuar punimin e tokës e sidomos menaxhimin e barojave në ngastrat e mbjellura me bimë mjekësore dhe aromatike, IADK më datë 09 Gusht 2021 ka bërë shpërndarjen e motokultivatorëve tek 20 përfituesit e granteve për kultivim të BMA-ve në komunën e Pejës dhe të Istogut.

Motokultivatorët përveç frezës janë të pajisur edhe me kositëse, e cila do të shërbejë për kositjen e bimëve mjekësore aromatike, duke lehtësuar kështu dukshëm kryerjen e masave agroteknike në këtë veprimtari.

Po ashtu në pakon përkrahëse të granteve, përfituesit përveç furnizimit me material fidanor, sistem të ujitjes dhe mekanizmin e lartcekur, ata janë furnizuar edhe me serra tharëse për tharjen e luleve dhe masës vegjetative të bimëve mjekësore aromatike.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Krijimi i vendeve të punës në bujqësi” i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II  të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.