Ftesë: Takim informues & koordinues me përsonat e ndikuar nga projekti “SOWI”

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin “Dizajnimi dhe Zbatimi i Programit të Rivendosjes së Mirëqenies”, i përkrahur nga SOWI Kosovo Sh.P.K për fermerët e ndikuar nga projekti i ndërtimit të parkut të erës në Bajgorë, respektivishtë nga ndërtimi i largpërçuesit që lidh parkun e erës me nën-stacionin elektrikë në Vushtrri.

Projekti përmbanë disa aktivitete dhe ndërhyrje, që janë të përshtatshme për t'u zbatuar për të mirën e Personave të Ndikuar nga Projekti (pronarëve të tokave të ndikuara), në hapsirat e të cilëve janë instaluar shtyllat për vendosjen e kabllove për përçimin e energjisë së gjeneruar elektrike, si dhe linjat ajrore të rrjetit elektrik.  

SOWI përpos mbështetjes që ka ofruar deri më tani, në kuadër të bashkëpunimit me IADK ka inicuar një plan shtesë mbështetës për pronarët e ndikuar nga ky projekt. Mbështetja do të jetë teknike dhe profesionale, përmes këshillave dhe udhëzimeve, me qëllim që të ndikuarit nga projekti, e të cilët merren me bujqësi, të zhvillojnë dhe avancojnë praktikat e mira bujqësore që do të rezultojë me sasi të prodhuar, cilësi të prodhimeve bujqësore dhe gjenerim të të ardhurave për familjet e tyre.

Prandaj, të gjithë ata që janë të ndikuar nga projekti, ftohen që të marrin pjesë në takimet e planifikuar sipas datës, orës dhe vendit të caktuar në tabelën e më poshtme. Në takim mund të marrin pjesë të gjithë personat e ndikuar nga projekti, ndërsa IADK në bashkëpunim me SOWI janë duke finalizuar listën e përsonave të ndikuar nga projekti.

Takimi do të shfrytëzohet për prezantim të mbështetjesë që do të ofrohet, njëkohësisht për identifikim të nevojave nga aspekti bujqësorë për të ndikuarit nga projekti.   

Për t'u informuar rreth orarit të takimeve, vendeve dhe banorët e cilit fshatë ftohen e në cilin vend, ju lutem shikone tabelën e më poshtme:

Orari i takimeve me komunitetin e ndikuar nga projekti

Fermerët nga fshatrat, e ndikuara nga projekti

Vendi i mbajtjes së takimit

Data

Ora

Gumnishtë

Gumnishtë (Oda e Shahin Ismajlit)

04.08.2021

11:00

Bajgorë

Bajgorë (Shkolla fillore "Mehë Uka")

04.08.2021

13:00

Vushtrri, Banjskë, Doberllukë

Zyret e IADK-së

05.08.2021

11:00

Tërstenë, Rashan, Pasomë

Pasomë (Shkolla fillore "Adem Voca")

05.08.2021

14:00