Njoftim për ofertë

Vushtrri dhe Lipjan.

Njoftim për ofertë

VUSHTRRI, 16.07.2021

Titulli: FURNIZIM DHE MONTIM I SERRAVE

Autoriteti kontraktues: INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS

(IADK)

I.      LËNDA E MARRËVESHJES

Furnizimi: Furnizimi dhe montimi i serrave

Vendi për ekzekutim: Komunat: Vushtrri dhe Lipjan.

KUSHTET PËR OPERATORIN EKONOMIK i CILI DËSHIRON TA MARRË TENDERIN

Kushtet e ofertës:

Afati kohor:       Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri më datën 30.07.2021 ora 16:00

Vendi:                 Zyra e IADK-së, Fshati Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri

Periudha e vlefshmërisë së tenderit: 90 ditë prej afatit të fundit

Kriteret për dhënien e kontratës:

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

II.      Kërkesa për dosjen e tenderit

Dosja e tenderit mund të kërkohet me shkrim përmes e-mailit nga operatorët ekonomik në autoritetin kontraktues ose direkt në zyrat e IADK-së, më së largu deri më 26.07.2021.

Data e fundit për sqarime 28.07.2021

Informata: Për më shumë informata, referojuni drejtpërdrejt zyrës së IADK-së, tel: +383 (0) 49 777 059, e-mail: prokurimi@iadk.org