Organizata “AgroPuka” nga Shqipëria viziton IADK-në

IADK

Më datë 08 dhe 09 Korrik 2021 është realizuar vizita studimore e ekipit të Organizatës “AGROPUKA” në Kosovë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave me Organizatën IADK dhe disa agrobiznese dhe fermer në Kosovë.

Grupi i udhëhequr nga Sabah Djaloshi-Menaxher i organizatës, si dhe 10 pjesmarrës tjerë të cilët janë drejtues të grupeve të bashkëpunimit, anëtar të bordit, këshillues dhe staf të “AGROPUKËS” , kanë bërë një vizitë dy ditore sipas agjendës së përgatitur nga IADK, ku janë njohur së pari me punën dhe projektet të cilat është duke i zbatuar IADK në Kosovë në përkrahje të fermrëve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy organizatave.

Po ashtu janë vizituar fermer dhe agrobiznese në Regjionin e Mitrovicës, të cilët janë përkrahur nga IADK dhe sukseshëm janë duke zhvilluar veprimtaritë e tyre në sektorët përkatës të bujqësisë dhe përpunimit.

Për këtë organizim të kësaj vizite “AGROPUKA” shprehë këtë falenderim dhe mirënjohje për IADK-në:

Pershendetje Zenel,

Uroj te jeni mire me shendet dhe me pune. Grupi i i Agropuka qe moren pjese ne viziten e organizuar ne bashkepunim me IADK arriti shume mire ne Shqiperi. 

I nderuar Z. Zenel! Te jemi mirenjohes Juve dhe stafit tuaj per organizimin shume te mire qe bete ne kuader te kesaj vizite. Te gjithe pjesemarresit ne kete vizite kishin nje rast unik per te mesuar nga nje organizate me aktivitete dhe kontribute te shumta ne Republiken e Kosoves. Modeli i IADK, qe ju drejtoni, eshte nje shembull qe duhet mesuar dhe ndjekur ne aktivtetin tone te perditshem. 

Me kete rast te falenderoj per spjegimet shume te qarta dhe kuptimplote ne te dy ditete e qendrimit tone tek IADK. Ne te njeten kohe falenderoj edhe stafin tuaj te mrekullueshem per shoqerimin dhe mbeshtetjen qe na dhane. Besoj se ky rast eshte nje fillim i mbare per nje bashkepunim te frutshem te dy organizatave. Me kete rast te uroj pune te mbare edhe me qendren e re te formimit profesional.

Te jam shume mirenjohes,

Te fala,

Sabah Djaloshi 

AGROPUKA Manager