Certifikimi i të rinjve nga komuna e Vushtrrisë dhe Lipjanit

Vushtrri & Lipjan

Ceremonia e certfikimit të 30 të rinjëve të cilët kanë vijuar me sukses trajnimet në kuadër të projektit është mbajtur në Qendren e Arsimit dhe Aftësimit profesonal në Vushtrri (IADK). Këto trajnime janë organizuar për të rinjët e angazhuar në sektorët e ndryshëm të bujqësisë si: perimtari, pemtari, bimë mjeksore, bletari dhe blegtori, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit në sektorë përkatës.

Në këtë ceremoni të pranishem ishin të rinjtë pjesëmarrës të trajnimeve, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku, Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari z.Shefqet Amrullahu, Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural z.Kujtim Pllana, zyrtarë të komunës së Vushtrrisë dhe stafi i projektit, ku gjithsej janë certifikuar 30 pjesëmarrës të rregullt në trajnime.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z.Zenel Bunjaku, falenderoi të gjithë të rinjtë për angazhimin dhe gatishmërinë për të zhvilluar sektorin e bujqësisë dhe njëkohësisht motivoi ata që IADK do të jetë përkrahës i vazhdueshëm në sektorë ku ata janë zhvilluar.  Poashtu, drejtorë nga të dy komunat shprehen gatishmërinë e pëkrahjes në kuadë të programeve të komunave të gjithërinjë që si mundësi punësimi shohin sektorin e bujqësisë.

IADK është duke zbatuar e projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit “, periudha e zbatimit të projektit Janar 2020 dhjetor 2023 i përkrahur nga DonatoriCFD nga Zvicra.

Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan,  Vushtrri, Mitrovicë dhe Shtime.