Shpallje për aplikim në grante për “Start up” dhe “Vetëpunësim”

Mitrovice e Jugut

SHPALLJE


PËR APLIKIM NË GRANTE PËR “START UP” DHE “VETËPUNËSIM”

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” me nr. 2020/419 -480, projekt dyvjeçar (2020-2022) i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime te cilat janë edhe bashkë-implementues në ketë projekt.  


Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar që pas përfundimit të trajnimeve profesionale përfituesit e trajnimeve te certifikohen në programin për “Vetëpunësim”, të trajnuarit të cilët janë certifikuar do të kenë të drejt aplikimi për grante në këtë thirrje.


Gjatë vitit te parë te projektit është planifikuar të përkrahen gjithësej 28 përfitues nga komunat: Mitrovica e Jugut dhe Shtimes, 13 prej tyre mund të përfitojnë grant në vlerë prej €5,000 (start up) ndërsa 15 aplikues do të përkrahen me grante në vlerë prej €3,000 (vetëpunësim).


KRITERET PËR MBËSHTETJE ME GRANTE JANË SI MË POSHTË:


  • Përfituesit nga komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime te cilët kanë ndjekur trajnimet profesionale dhe janë certifikuar me certifikat për “Vetëpunësim”;
  • Idea e propozuar ka ndikim në gjenerimin e të ardhurave, zgjerimin e fermës dhe punësim;
  • Ide e re inovative në sektorin e bujqësisë;
  • Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);
  • Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve bujqësore dhe janë biznese/ vetë qendrueshme;
  • Idea që promovojnë praktika të mira për  mjedisin;
  • Të shprehin gadishmeri për bashkfinancim për idenë e propozuar;
  • Kandidatët nga zonat e thella rurale kanë përparësi në përzgjedhje;
  • Të kenë gadishmeri që pas përzgjedhjes si përfitues te regjistrojn biznesin e tyre (aplikohet vetëm për përfituesit “start up”).

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:



Aplikuesit nga Mitrovica e Jugut duhet të dorëzojnë aplikacionet/biznes planet e plotësuara  më së largu deri me datën 17 Qershor 2021 në ora 16:00.


Për informata shtesë mund të kontaktoni në: +383 49 973 204 dhe +383 44 240 106 ose përmes adresave elektronike  argjend.gjinovci@iadk.org; dhe elion.gerguri@iadk.org;