Ftesë për aplikimi për grante bujqësore për të rinjtë e trajnuar

Vushtrri dhe Lipjan

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.

Projekti ka për qëllim të përmirësojë aftësinë e punësimit përmes krijimit të mundësive për punë si dhe ofrimit të kushteve të përshtatshme për gjenerimin e të ardhurave përmes mbështetjes me grante në bujqësi. Pas përfundimit të pjesës së trajnimit, atëherë të rinjtë duhet të propozojnë ide inovatore për të aplikuar për mundësi mbështetje me grante, e cila ka për qëllim përfundimtar punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave.

Në kuadër të projektit janë realizuar gjithësej pesë(5) ditë trajnimi me të rinjtë nga komuna e Lipjanit dhe Vushtrrisë, në temat për teknikat e prodhimit bujqësor, përgatitje e biznes planit dhe menaxhimi i biznesit.

Andaj, ftohen kandidatët/të rinjët nga komuna e Vushtrrisë dhe Lipjanit të cilët me sukses kanë ndjekur trajnimet në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, që të aplikojnë për grante mbështetëse në bujqësi.

KRITERET PËR MBËSHTETJEN ME GRANT JANË SI MË POSHTË:

a)                  Ideja e propozuar ka ndikim në gjenerimin e të ardhurave dhe punësimin;

b)                  Ideja e propozuar trajton çështjet mjedisore;

c)                   Ide e re inovative për bujqësinë;

d)                  Kanë ndjekur me sukses trajnimin;

e)                   Të rinjtë që janë të gatshëm të fitojnë aftësi bujqësore;

f)                   Të plotësojnë kushtet për tu marrë me bujqësi (tokë, ujë, fuqi punëtore)

g)                  Të rinjtë që janë gati bashkëfinancojnë  idenë e propozuar.

Aplikacioni/forma e biznes planit mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrat për bujqësi në komunat Vushtrri dhe Lipjan, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: behare.mlinakuu@gmail.com apo behare.mlinaku@iadk.org. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunat përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur.

Aplikacionet/biznes plani duhet të dorëzohen deri me datë 11.06.2021 në ora 16:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 49 904 918 dhe +383 49 467 531.