IADK shpërndanë fidanët e BMA-ve te përfituesit

Pejë & Istog

IADK me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese të fermerëve në sektorin e bujqësisë është duke përkrahuar 20 fermerë me grante për kultivimin e bimëve mjekuese aromatike (BMA). Në kuadër të këtij aktiviteti është kryer shpërndarja e materialit fidanor tek përfituesit e komunës së Pejës dhe Istogut, të cilët do të mbjellin nga 20-25 ari me lloje të ndryshme të BMA-ve një-vjeçare dhe shumë-vjeçare, siç janë: menta, hithëri, kalendula, ciani, mëllaga e zezë dhe luledielli.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit Krijimi i vendeve të punës në bujqësi” i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

  #IADK #CrossBorderCooperation #CrossBorderProgramme #CBCMneKos #ME #KS #EU #EUfunds_ME #EUfunds_KS #Agriculture #MAPs