IADK nënshkruan kontratën për furnizim me panele solare tek përfituesit e turizmit

Istog & Pejë

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve shërbyese të staneve dhe krijimit të një oferte atraktive turistike, u nënshkrua kontrata për furnizim me panele solare në mes Drejtorit Ekzektiv të IADK Z. Zenel Bunjaku dhe SunVolta Energy me përfaqësues Valon Sadiku.

Nё kuadёr tё projektit është planifikuar përkrahja e 50 familjeve që kanë stane në bjeshkët e Komunave Istog dhe Pejë me panele solare, me qëllim të furnizimit me energji elektrike, rrjedhimisht zhvillimit të aktivitete turistike, sikurse akomodim, pregatitjen dhe ruajten e ushqimeve tradicionale, duke përmbushur kërkesat e turistëve vendor dhe të huaj.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi” projekt 2 vjeçar (Shtator 2020 – Gusht 2022). Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës .

#IADK #CrossBorderCooperation #CrossBorderProgramme #CBCMneKos #ME #KS #EU #EUfunds_ME #EUfunds_KS