Studentët përkrahen me trajnime dhe punë praktike

IADK

IADK nё kuadër të zbatimit të projektit  “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2020-2022) i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania, përkatësisht nё aktivitetin pёr pёrkrahje tё studentёve, ka mbajtur 5 ditё trajnime pёr ngritje tё njohurive nё shkathtёsitё e buta me 15 studentёt e pёrzgjedhur pёr pёrkrahje nё punё praktike, si dhe ka ndarё certifikatat pёr pjesëmarrje nё kёto trajnime.

Me qёllim tё pёrfitimit tё pёrvojave tё punёs nё aspektin praktik, kёta tё rinjё tё diplomuar nё shkencat bujqësore dhe të teknologjisё ushqimore, do tё sistemohen nё punё praktike nё njё periudhё 3 mujore nё kompani apo institucione tё ndryshme, tё cilat ndёrlidhen me fushёn e studimeve tё tyre.

Pas pёrfundimit tё punёs praktike tё rinjtë do tё kenё shanse mё tё mёdha pёr qasje nё tregun e punёs si pjesë e eksperiencës të fituar nga puna praktike.