Shpallje për punë praktike për studentë

Mitrivicë dhe Shtime

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë projekt dyvjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime.  

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar edhe pёrkrahja e studentёve me punё praktike si mundёsi për punësim apo vetëpunësim. Pёrmes kёtij aktiviteti do tё organizohen pesë (5) ditё trajnime profesionale të aftësive të buta dhe studentёt do tё sistemohen nё punё praktike me pagesë nё kompani, organizata apo institucione përkatëse tё cilat ata do t’i kenё përcaktuar paraprakisht.

Ftohen studentёt e drejtimit tё bujqёsisё dhe tё teknologjisë ushqimore të aplikojnë për angazhim në program të praktikës që përshtatet me profesionin e tyre. Gjatё zbatimit dyvjeçar tё projektit do tё përkrahen gjithsej njëzet (20) studentë me punё praktike, apo dhjetë (10) studentë në vitin 2021 dhe dhjetë (10) studentë në vitin 2022. Ky grup do të angazhohet në punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme për një periudhë prej tre (3) muajve me kompenzim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe komunikimit.

Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas projektit.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR  JANË:

a)       Studentë nga këto komuna: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime; 

b)      Studentë të cilët kanë diplomuar apo që janë në përfundim të studimeve nё drejtimin bujqësi (përfshirë teknologjinë ushqimore);

c)       Studentë tё papunё dhe qё nuk kanё kryer punë praktike më parë;

d)       Studentë që shprehin përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe në punë praktike në kompani, institucione dhe organizata;

e)       Studentë të gjinisë femërore dhe që janë pjesë e grupeve të pafavorizuara kanë prioritet;

f)        Studentë që janë të regjistruar si të papunë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse kanë prioritet.

g)      Studentët që përzgjedhin kompani më potencial të lartë punësimi kanë prioritet.

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:

Afati për aplikim është 15 janar 2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 204 dhe +383 (0) 44 240 106


Files for download