Publikimi i video dokumentarit BMA

Ju njoftojmë që sot më datën 26.12.2020 nga ora 16:30 në emisionin Toka Jonë në televizionin Klan Kosova do të bëhet transmetimi i dokumentarit për projektin e bimëve mjekësore ku IADK ka përkrahur fermerët dhe pikat grumbulluese të BMA përmes granteve dhe ngritjes së kapaciteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Video dokumentari është përgatitur nga IADK, është bërë i mundshëm në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“.

Projekti është mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, nga Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë.