Pikat grumbulluese të BMA-ve mbështeten me tharëse moderne

Dragash, Ferizaj, Gjilan, Istog, Kaçanikë, Leposaviç, Mitrovicë, Novobërdë, Podujevë, Prizren, Rahovec, Skenderaj, dhe Shterpcë

Tharja e duhur e bimëve mjekësore dhe aromatike ndonjëherë është më sfiduese se prodhimi i tyre, tharja përdoret si metoda kryesore e përpunimit të bimëve mjekësore aromatike pas prodhimit dhe vjeljes.

Duke parë rëndësinë e tharjes së BMA-ve, në kuadër të projektit, IADK ka realizuar furnizimin dhe montimin me tharëse  termike të tipit dysheme me siperfaqe të tharjes 40m2, tek 25 përfitues në 13 komuna të ndryshme: Dragash, Ferizaj, Gjilan, Istog, Kaçanikë, Leposaviç, Mitrovicë, Novobërdë, Podujevë, Prizren, Rahovec, Skenderaj, dhe Shterpce. Tharëset termike janë të dizajnuara me tri dhoma-hapësira: hapësira tharëse, termogjeneratori dhe hapsira e kalldajës dhe rezervuarit  të ujit.

Këto tharëse bashkëkohore ndikojnë në ruajtjen e ambientit,  kursim të energjisë deri në 70%, ku shumë faktorë mund të kontrollohen saktësisht. Përdorimi i këtyre tharëseve do t’i ndihmojë përfituesit në procesin dhe kohën e tharjes së BMA-ve, duke garantuar cilësinë e produktit sipas standardeve për eksport,  e që kjo mund të ndikojë në  rritjen e eksportit të përgjithshëm të produkteve të BMA-ve në vendet e BE-së.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.