Gratë vendimmarrëse në nivel lokal

Mitrovicë, Vushtrri, Shtime dhe Lipjan

Pjesëmarrja e komunitetit në vendimmarrje konsiderohet karakteristikë thelbësore e demokracisë dhe veçanërisht e qeverisjes lokale. Për të diskutuar rreth nivelit të pjesëmarrjes së grave në procese vendimmarrëse IADK në bashkëpunim me komunat e përfshira në projekt organizoi tryezat me temë “Pjesëmarrja aktive e grave në vendimmarrje në nivelin lokal”.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga takimet për gjendjen aktuale të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në nivel lokal është vlerësuar se gratë dhe komunitetit nuk janë të përfshirë në nivel të kënaqshëm në proceset vendimmarrëse pasiqë mungon vetiniciativa dhe vetëdijesimi i grave/komunitetit për mundësinë e pjesëmarrjes në procese publike vendimmarrëse të cilat realizohen në kuadër të komunave Mitrovicë, Vushtrri, Shtime dhe Lipjan.
IADK e përfaqësuar nga Drejtori Ekzektiv Z.Bunjaku, stafi i projektit dhe pjesëmarrësit në kuadër të komunave janë dakorduar që rekomandimet nga këto takime t’i adresojnë me qëllim që pjesëmarrja e grave në vendimmarrje të jetë më e lartë gjë që do të kontribuojë në procese pozitive transformuese për shoqëritë, siç janë ndryshimet në shërbime, institucione dhe norma shoqërore.
Tryezat u organizuan në kuadër të katër komunave por me numër më të vogël të pjesëmarrësve, duke respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Ky aktivitetet është organizuar në kuadër të projektit “Trajnim profesional dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës” përkrahur nga donatori Zviceran CFD dhe zbatuar nga IADK.