IADK vazhdon me fuqizimin social dhe ekonomik të grave dhe fermerëve në zona rurale

Vushtrri, Mitrovicë, Shtime dhe Lipjan

IADK si edhe çdoherë tjetër e fokusuar në përmbushjen e objektivave të saja, vazhdon me mbështetjen e grave dhe fermerëve nga zonat rurale me grante të cilat ndikojnë në fuqizim social dhe ekonomik të këtyre pjesëve.

Gjatë periudhës së fundit, IADK ka bërë përzgjedhjen e katër (4) fermerëve shtesë për mbështetje me serra 100m2, fidane sezonale, sistem të ujitjes dhe inputet përcjellëse. Këta fermerë përveç mbështetjes me të mira do të mbështeten edhe me këshilla direkte në fermë, në mënyrë që përgjatë kultivimit të perimeve në serrat e tyre, ata të njoftohen rreth metodave më te avancuara të mbjelljes dhe kultivimit të këtyre kulturave.

Përveç këtyre fermerëve, IADK ka mbështetur edhe 37 fermerët e përzgjedhur gjatë vitit 2019 -2020 me fidane sezonale, si shtytje për angazhim dhe zhvillim në sektorin e perimtarisë.

Të gjithë përfituesit e projektit (41) janë në fazën e mbjelljes së perimeve dhe përgatitjen për dalje sa më të hershme në treg.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektitTrajnim profesionale dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të Kosovës” i përkrahur nga Donatori Zvicran CFD.