IADK nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

IADK

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerimin të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, përkrahur nga Donatori  BfdW nga Gjermania, IADK ka planifikuar mbështetjen e studentëve me punë praktike me qëllim që njohuritë e tyre në aspektin teorik të arrijnë t’i praktikojnë në fushën e studimit.

Me qëllim të mbështetjes së studentëve në kuadër të UMIB,  IADK dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore janë dakorduar për bashkëpunim të afërt në fushën e arsimit dhe punës praktike në sektorin e teknologjisë së ushqimit , duke zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëpunim sot më 02 Nëntor 2020.

Marrëveshja për Bashkëpunim u nënshkrua nga Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe Z.Milaim Sadiku, Dekan i Fakulteti Teknologji Ushqimore,  në qendrën për aftësim profesional të fermerëve në  IADK.

Përfitues të kësaj marrëveshje bashkëpunimi janë studentët, stafi akademik/menaxherial i FTU, stafi i IADK-së dhe kandidatët potencial që do të ndjekin trajnimet profesionale të organizuar nga IADK. Palët u pajtuan po ashtu që të ofrojnë mbështetje për stafin, mësimdhënësit  dhe studentët në proceset e hulumtimeve/trajnimeve në fushën e teknologjisë ushqimore, që kanë interes të dyanshëm.