Vizitë studimore me përfituesit e projektit të BMA-ve në Kosovë

Pejë

Është vazhduar me vizitat studimore me fermerë dhe pika grumbulluese të cilë janë kultivues, grumbullues dhe përpunues të bimëve mjekësore dhe aromatike.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në mes të prodhueseve, grumbulluesëve dhe përpunuesëve të produkteve të BMA-ve të regjioneve të ndryshme të Kosovës.

Pjesëmarrësit gjatë kësaj vizite patën mundësi të vizitojnë pikën grumbulluese Organic Herb në Sigë të komunës së Pejës të cilët janë kultivues, grumbullues, përpunues si dhe eksportues të BMA-ve. Të pranishmit u njohën me mënyrën e kultivimit të produkteve njëvjeçare dhe shumëvjeçare, procesin e tharjes së bimëve dhe mënyrën e paketimit, lotimit dhe eksportin e produkteve.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.