IADK është duke vazhduar përkrahjen e pikave grumbulluese dhe zhvillimin e sektorit te BMA

IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike është duke vazhduar përkrahjen e pikave grumbulluese dhe zhvillimin e sektorit te BMA në Kosovë edhe në vitin 2020. Në vazhdën e aktiviteteve përkrahëse IADK ka përkrahur pikën grumbulluese "99 Lule" me përfaqësuese Znj. Havushe Bunjaku nga fshati Kishnicë, Komuna Prishtinë me inkubator per mbirje të farave dhe trakë inspekutese per BMA.

Përmes kësaj përkrahje, kapacitetet e pikës grumbulluese do të ngriten si në aspektin e prodhimit të materialit fidanor dhe cilësisë së tij, kjo do të ndikojë në furnizim kualitativ tek fermerëve që janë bashkëpunues të kësaj pike. Po ashtu traka inspektuese do të lehtësojë punën në klasifikimi dhe selektimit të produkteve të BMA, të cilat shiten si produkte finale tek konsumatoret.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.