Analizë gjinore në sektorin e bujqësisë

IADK

IADK organizoi punëtorinë me qëllim të prezantimit të rezultateve të analizës gjinore përmes hulumtimit të realizuar për pabarazitë gjinore dhe pengesat që ndërlidhen me rolet gjinore dhe implikimet e saj për gratë, burrat, djemtë dhe vajzat në komunën e Vushtrrisë dhe Lipjanit. Në një ngjarje të tillë, drejtori i organizatës Z. Zenel Bunjaku, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët nga komunat ku projekti operon dhe njëkohësisht siguroi që IADK do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim që gratë, burrat, të rinjtë dhe minoritetet që jetojnë në zonat rurale të trajtohen në mënyrë të barabartë sa i përket mundësive të punësimit, gjenerimit të të ardhurave dhe ndërgjegjësimit për shfrytëzimin e të drejtave të tyre.

Gjatë këtij prezantimi u theksuan sfidat kryesore të cilat pengojnë angazhimin e grave dhe të rinjve në bujqësi. Në fund të këtij aktiviteti pjesëmarrësit patën mundësi të shprehin mendimet e tyre dhe të japin sygjerime adekuate për përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë.

Punëtoria u organizua me pjesëmarrje fizike (sipas rekomandimeve të IKSHPK-së) dhe përmes platformës online ZOOM nga më shumë se 25 pjesëmarrës, përfaqësues nga komunat, koordinatorja dhe donatorja e projektit, përfitues dhe staf i IADK-së.

Hulumtimi është realizuar nga ekspertja për qeshtje gjinore Znj.Linda Abazi Morina në kuadër të projektit “Trajnim profesional dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Zvicran CFD.