Realizohet vizita studimore në Shqipëri me përfituesit e BMA

IADK mё datё 12 e 13 Gusht 2020 organizoi vizitёn studimore me njё grup prej 20 fermerёve pёrfitues tё granteve nё sektorin e bimёve mjekёsore aromatike. Nё shoqёrim nga eksperti i mirёnjohur nga Shqipёria Z.Florenc Kutrolli, grupi i fermerёve kanё parё eksperienca tё ndryshme tё fermerёve nё zonёn e Shkodrёs, Lushnjes dhe tё Tiranёs, nё kultivimin e llojeve tё ndryshme tё bimёve mjekёsore aromatike.

Pёrveç kultivimit pjesmarrёsit gjatё vizitave kanё parё edhe teknikat e trajtimit pas korrjes/vjeljes sё bimёve mjekёsore aromatike, pёrfshirё tharjen, procesimin, paketimin dhe pёrgatitjen e prodhimeve pёr eksport. Po ashtu nё disa kompanitё grumbulluese dhe eksportuese tё BMA-ve janё parё edhe pajisjet dhe teknologjitё e nxjerrjes sё vajrave eterike nga bimёt mjekёsore aromatike.

Kjo vizitё ka qenё inkurajuese pёr grupin e fermerёve dhe e kanё vlerёsuar si njё mundёsi shumё tё qёlluar pёr tё shkёmbyer eksperiencat nё sektorin e BMA-ve, dhe pse jo edhe krijimin e kontakteve pёr bashkёpunim nё tё ardhmen.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.