IADK lehtëson punën e përfituesëve me mekanizëm bujqësor

Mekanizimi bujqësor si element thelbësor i nevojshëm për prodhimin e kulturave bujqësore, obligon fermerët që në periudha të ndryshme gjatë vitit të huazojnë pajisjet e nevojsheme dhe i obligon ata në aspektin financiar ende pa filluar aktivitetin bujqësor.

Si çdo herë, IADK synon të lehtësojë aktivitetin bujqësor të përfituesëve dhe të njejtën kohë t’i mundësojë atyre në mënyrë më efikase të punojnë tokën për të kultivuar dhe prodhuar sasi më të mëdha të prodhimeve bujqësore.

Duke marrë parasysh teknologjitë e përshtatshme për nevojat e tyre dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike familjare, IADK ka mbështetur gjashtë (6) fermerë me motokultivator, frezë dhe pllug në fshatrat e komunave Mitrovicë dhe Zveçan.

Aktiviteti është organizuar duke respektuar rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë”, projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) mbështetur nga DRC dhe zbatuar nga IADK.