Certifkimi i përfituesve, mundësi për të treguar zotësinë nga trajnimet e mësuara

IADK, organizoi cermoninë e certifikimit të fermerëve të cilët kanë ndjekur me sukses trajnimet teorike dhe praktike të ofruara nga ekspertët. Z. Zenel Bunjaku, drejtor i organizatës IADK, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm drejt zhvillimit të bujqësisë dhe gjenerimit të të ardhurave. IADK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin dhe avancimin e bujqësisë.

Fermerët/të rikthyerit të certifikuar (25 sa ishin të pranishëm nga 125 sa do të certifikohen nga 6 komunat; Drenas, Rahovec, Klinë, Skenderaj, Malishevë dhe Vushtrri) vlerësime të larta për mundësinë e dhënë në ndjekjen e trajnimeve teorike dhe praktike të cilat ndihmuan në ri-integrimin e tyre si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.