Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) krijon vende pune për të rinjtë

Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA) është njëri nga sektor kyç për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Ky sektor ka ndikuar në rritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj organizata IADK është angazhuar në sigurimin e granteve për fermerët kultivues të kulturave bujqësore të BMA-ve.

Nga fermerët përfitues të grantit, punë të mirë dhe të sukseshme është duke realizuar një e re nga fshati Runik i Komunës së Skënderaj ajo është Valerina Ademi 18 vjeçare. Arsyeja pse ajo ka filluar punën e saj me kultivimin e kulturës së cianit, ka qenë që të jetë e pavarur ekonomikisht me qëllim të sigurojë të ardhura për shkollimin e saj dhe të ndihmojë në gjenerimin e të ardhurave familjare. Për të pasur produktin sa më cilësor po ashtu dhe sasi më të madhe ajo ka kërkuar ndihmë për mjetet e punës që e ndihmojnë procesin e kultivimit të BMA-ve (motokulivator, serrë tharrëse dhe sistem të ujitjes).

IADK-ja e ka përkrahur me këto mjete pune fermeren për të cilën ka ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe prodhimtarisë si dhe e ka motivuar atë që të vazhdojë për kultivimin të BMA-së. Nga gjithsej 1.8 hektar tokë punuese ajo kultivon rreth 0.30 ha cian, prej kultivimit të kulturës së cianit ajo është duke përfituar të mira materiale, ngase ka filluar me shitjen e produktit.

IADK-ja ka përkrahur 220 fermerë dhe 39 pika grumbulluese të BMA-ve në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.