Shkëmbimi i përvojave nga fermerët e rinjë

IADK vazhdon të përkrahë përfitues të rinjë në sektorin e kultivimit të perimeve, përpunimit të frutave dhe perimeve si dhe sektorin e përgatitjes së ëmbëlsirave.

Duke qenë se situata e krijuara nga pandemia kufizon mundësitë dhe vështirëson qasjen në treg të fermerëve të rinjë, IADK duke respektuar të gjitha masat e pёrcaktuara pёr sigurinё e fermerёve, ka organizuar vizita studimore me qëllim tё shkёmbimit tё eksperiencave tё fermerёve fillestarë me ata të cilët tashmë kanë krijuar biznese të qendrueshme në sektorin e perimtarisë dhe përpunimit.

Përfituesit e sektorit të perimeve kishin rastin të shohin dhe mësojnë mё shumё rreth pёrdorimit racional tё pesticideve, format e lidhjes sё perimeve, kontrollimit tё sёmundjeve dhe dёmtuesёve si dhe u njohёn me mёnyrat e qasjes sё tregut. Ata patёn mundёsinё të shohin përfitimet nga kultivimi i perimeve nё fushë të hapur dhe kultivimit të kontrolluar (serrë).

Gjithashtu është vizituar një serrё moderne e cila bёn mbjelljen e fidaneve me makinё mbjellёse automatike, gjё qё pёr fermerёt ishte herё e parё dhe ngriti interesim tё lartё pёr tё mёsuar rreth kёsaj metode tё mbjelljes. Nё kёtё sektor gjithёsej morёn pjesё 20 fermerë nga komuna e Shtimes, Lipjanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisё, ekspert tё brendshёm dhe tё jashtёm tё IADK-sё si dhe zyrtarё tё komunave pёrkatёse.

Nё anёn tjetёr përfituesit e trajnimeve në sektorin e pёrgatitjes sё ёmbёlsirave dhe përpunimit të frutave dhe perimeve, vizituan njёsitё model tё sektorёve tё cekur me qёllim tё shkёmbimit tё njohurive dhe mundёsive tё bashkёpunimit nё tё ardhmen.

Gjatё muajit korrik dhe gusht IADK ka organizuar gjithesej gjashtë (6) vizita studimore me numër me të vogël të pjesëmarrësve, që gratё dhe të rinjtë fermerë të cilët kanë ndjekur trajnimet në sektorin e perimtarisë dhe sektorin e përpunimit të ndihen më të sigurtë dhe në të njejtën kohë të shohin mënyrat dhe format e organizimit edhe në situatën me të cilën jemi duke u ballafaquar tani e disa muaj.