Të nderuar lexues,
Bujqësia vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore për punësim dhe gjenerim të të ardhurave. IADK, së bashku me të gjithë partnerët, donatorët, fermerët dhe ekipin e organizatës ka arritur të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë së Kosovës, duke rritur të ardhurat për fermerët, punësuar të rinjë dhe të reja, duke hapur biznese që kanë për qëllim punësimin e grave dhe grupeve të margjinalizuar.
IADK, falë besimit dhe partneritetit strategjik të ndërtuar me shumë donator, institucione lokale dhe partnerë tjerë, ndikuam në zhvillimin e pothuajse të gjithë sektorëve që kanë mundësi zhvillimin dhe gjenerimi të të ardhurave dhe ndihmuam shumë gra, të rinjë, minoritete dhe grupe të margjinalizuara që edhe ato të kenë një jetë më të dinjitetshme.
Pavarësisht zhvillimeve pozitive, ne konsiderojmë se bujqësia ende vazhdon të mbetet një sfidë e cila kërkon kujdes dhe përkrahje. Në këtë kontekst do të vazhdojë të potencoj që zbatimi i ligjeve në bujqësi nga institucionet relevante mbetet prioritet, sa kaq edhe ndryshimet në strategjitë zhvillimore kërkojnë të trajtohen me aq prioritet. Mos zbatimi i ligjeve dhe mos adaptimi i strategjive në disa raste ka ndikuar edhe negativisht në zhvillimin e bujqësisë, po aq sa ka krijuar edhe konfuzitet tek fermerët, kryesisht fermerët e vegjël.
IADK, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë, do të identifikojë dhe adresojë nevojat e fermerëve, do të jetë partner strategjik dhe i besueshëm për donatorët e ndryshëm. Prandaj, si drejtor i organizatës dhe në emër të bordit të drejtorëve dhe të gjithë stafit të organizatës, do të falenderojë secilin nga ju për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.