Projektet aktuale

BfdW
Projekti: "Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovë"
Objektivi i përgjithshëm: Situata socio-ekonomike e grupeve të margjinalizuar në zonat rurale të Kosovës është përmirësuar.
Objektivat e Projektit:
1. Grupet e margjinalizuar që jetojnë në zonat rurale të Kosovës kanë punësim ose përmirësojnë të ardhurat e tyre
2. Aftësimi profesional në sektorët e bujqësisë në Kosovë është në nivel profesional
3. Gratë në zonat rurale të Kosovës fitojnë pavarësi financiare dhe njohje shoqërore


GIZ MAP
Projekti: "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“
Objektivi i përgjithshëm: Përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerave për sektorin Bimëve Mjekësore dhe Aromatike
Objektivi i Projektit:
1. Përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe grumbullimin e BMA-së
2. Ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA-ve dhe prodhuesve promar në bujqësi organike.

CFD
Projekti: "Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit"
Objektivi i Projektit: Ngritja e kapaciteteve profesionale të grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale, në mënyrë që ata të gjenerojnë të ardhura dhe të adresojnë kërkesat e tyre drejt institucioneve publike









EU VET
Projekti: "Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë"
Objektivi i Projektit: Projekti do të kontribuojë në ndihmën e të rinjve, grave, grupeve në disavantazh në zonat rurale për krijimin e bizneseve të reja, krijimin e kushteve për t'u vetë-punësuar, sigurimin e përvojës për studentët e papunë dhe për të rritur rolin e zyrave të punësimit.


EU CBC - Turizëm

Projekti: "Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi"

Objektivi i Projektit: Qëllimi i projektit është përmirësimi i vëllimit, cilësisë dhe dukshmërisë së turizmit në lidhje me vlerësimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore.








EU CBC - BMA

Projekti: "Krijimi i vendeve të punës në bujqësi"

Objektivi i Projektit: Krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i qasjes në tregun e punës.








DRC

Projekti: "Mbështetja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhePromovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik të Komuniteteve Minoritare në Kosov"

Objektivi: Individët nga grupet më të margjinalizuara të pakicave në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut fuqizohen shoqërisht dhe ekonomikisht, përmes mbështetjes së dhënë për prodhuesit e vegjël të pakicave, përpunuesit dhe tregtarët dhe krijimin e lidhjeve në tregjet më të gjera të popullsisë shumicë