IADK realizon vizitë studimore me përfituesit e sektorit të blegtorisë

Me datë 12 Nëntor 2024 është realizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave me përfitues të laktofrizave, të makinave mjelëse dhe bidonave të qumështit, me qëllim të avancimit të mëtejmë të njohurive për praktikat më të mira të menaxhimit të fermave blegtorale. 👩🌾🚜🌾
Në këtë vizitë kanë marrë pjesë dy grupe të fermerëve/ përfituesve nga Komuna e Vushtrrisë dhe Skënderajt, të cilët patën mundësinë të shkëmbejnë përvojat e tyre mes veti dhe të shohin nga afër mënyrën e mbarështimit, kapacitetet prodhuese dhe menaxhimin e mirëfilltë në dy ferma të lopëve qumështore në Komunën e Suharekës. 🐄🏠


Ndër të tjera, ky aktivitet u shoqërua me këshilla dhe njohuri të reja si; në ndërtimin e stalleve në bazë të standardeve për mirëqenie të kafshëve, të rregullave të mbajtjes së higjienës në fermë, të parktikave më të mira të të ushqyerit të lopëve qumështore, si dhe të prodhimit të ushqimeve për kafshë duke u bazuar në praktikat e ruajtjes së cilësisë së tyre. Po ashtu, përfituesit patën mundësin të shohin nga afër sistemin e mbyllur të mjeljes së lopëve qumështore, dhomen e laktofrizit me të gjitha pajisjet përcjellëse, praktikat e mjeljes dhe të pastrimit të pajisjeve mjelëse me qëllim të përmirësimit të sasisë dhe cilësisë së qumështit në fermar e tyre, të rritjes së të ardhurave dhe të zvogëlimit të humbjeve nga kjo veprimtari. 🥛❄️🌾


Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.
#dairyfarms #increasingmilkproduction #improvingmilkquality #goodhygienepractices #buildingthecapacityoffarmers