"16 Dite aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore"

"16 Dite aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore" është një fushatë e përvitshme ndërkombëtare që synon të sensibilizojë dhe të mobilizojë shoqërinë për të luftuar kundër dhunës ndaj grave.
Kjo shënohet si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave e cila fillon nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor.
Gjatë kësaj periudhe, zhvillohen aktivitete të ndryshme, përfshirë debate, ngjarje kulturore, fushata të medias, dhe trajnime të ndryshme që kujdesen për sfidat dhe pasojat e dhunës gjinore. Fushata fokusohet në përmirësimin e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me rëndësinë e barazisë gjinore dhe respektimit të të drejtave themelore të grave.
IADK i bashkëngjitet 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave duke zhvilluar aktivitete te ndryshme lidhur me vetëdijesimin [AH1] kundër dhunës ndaj gruas.
Aktivitetet do të mundësohen në kuadër të projektit "Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” donator Cfd dhe organizata jonë IADK