IADK organizon ekspeditën promovuese të projektit të turizmit rural

Istog & Peja
Në bjeshkët e Istogut dhe të Pejës, ku familjet malësore banojnë në stanet e tyre gjatë gjithë verës, tani mund ta vizitoni për më shumë. Ju mund të udhëtoni pas në kohë, kaloni natën në të ashtuquajturat dhjetë (10) kasolle të barinjve, ushqime tradicionale në nëntë (9) pikat pushuese apo ta përjetoni natyrën në pesë (5) kampingjet në vendet më të bukura të Bjeshkëve të Nemuna, të ngritura nga projekti.
Banorët malësorë të Istogut dhe Pejës, dhe traditat e lashta të barinjve që ata praktikojnë, të cilat janë pak të ndryshuara nga jeta moderne, janë një pasuri për turizmin e Kosovës. Stanet në këto bjeshkë përveç një pejsazhi mbresëlënës dhe delikatesave tradicionale të kuzhinës, ofrojnë dhe një komoditet shtesë, atë të energjisë elektrike.
Turistët që zgjedhin të kalojnë kohë në njërën nga 56 stanet e mbështetura nga IADK me sisteme solare, mund të mbushin celularin apo paisjet e tyre të GPS pa pasur nevojë të marrin me vete pajisje shtesë. Ky lloj aktiviteti është i përsosur për ata që shijojnë një jetë të ngadaltë, të thjeshtë por autentike për popullin malësor kosovar.
Turistët vendor dhe ndërkombëtar mund ta shijojnë gjithë këtë paketë turistike të zhvilluar nga projekti përgjatë shtegut tematik ndërkufitar (Rrugët e Staneve) 100km, i cili është sinjalizuar, markuar dhe shënjuar, po ashtu i digjitalizuar. Ky shteg , i cili fillon në bjeshkët e komunës së Istogut dhe vazhdon në ato të komunës së Pejës dhe pastaj lidhet me bjeshkët e Malit të Zi. Ky shteg lidhë stanet dhe familjet vendase që ofrojnë shërbime turistike, të cilat janë mbështetur nga projekti nëpërmjet shpërndarjes së granteve dhe asistencës profesionale, me qëllim zhvillimin e turizmit malor dhe gjenerimin e të ardhurave.
Prandaj, si aktivitet i fundit i projektit, IADK, më datat 6 dhe 7 Tetor, ka organizuar ekspeditën promovuese të projektit (FAM Trip), me gazetarë, operatorë turistik, turistë internacional dhe palët e interesuara për zhvillim të turizmit malor që tashmë kanë produkte dhe shërbime të ngjashme në ofertën e tyre. Kjo ekspeditë ka qenë një udhëtim dy-ditor, duke vizituar bjeshkët e të dyja komunave dhe përfshirë qëndrim për një natë në stanet e bjeshkëve të Istogut. Ekspozimi ndaj traditës së lashtë të transhumancës (staneve) do të ndihmojë që këta të përfshijnë edhe ofertën e staneve, me qëllim të promovimit sa më të madh të kësaj tradite.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro - Kosovo