Relaksohuni në një kasolle të thjeshtë dhe autentike barinjsh

Istog & Peja

Imagjinoni këtë, ju jeni në një zonë të largët në mes të një bjeshke, duke u strukur fort në një shtrat dhe zgjoheni nga tingujt e zogjve, hidhni një sy nga dritarja dhe shihni një natyrë të mrekullueshme. Në këtë moment, ju vendosni të hapni derën dhe të merrni frymë thellë me ajër të pastër, dielli po shkëlqen dhe lulet përreth janë të mbuluara me vesë të mëngjesit. Jeta është më e ëmbël në këtë mënyrë.

Kjo imagjinatë mund të realizohet lehtësisht; ju mund të kaloni natën dhe të zgjoheni në një nga kasollet e barinjve në bjeshkët madhështore të Istogut dhe Pejës.

Në bjeshkët e Istogut dhe të Pejës, ku familjet malësore banojnë në stanet e tyre gjatë gjithë verës, tani mund ta vizitoni për një natë ose më shumë. Ju mund të udhëtoni pas në kohë, ndërsa kaloni natën në të ashtuquajturat kasolle të barinjve dhe të vëzhgoni këmbënguljen e stanarëve për të mbajtur gjallë një traditë të lashtë "transhumancën" duke mbështetur gjithashtu nevojat themelore të familjes së tyre.

IADK ka mbështetur 10 familje stanarëve me kasolle barinjsh, të cilat janë kabina prej druri që kanë kapacitet për të akomoduar së paku dy persona. Ato janë krijuar për të siguruar vetëm strehë, dhe janë të ngjashme me ato të përdorura më parë nga barinjët transhumantë, prandaj duhet ditur se nuk kanë ujë të rrjedhshëm apo kuzhinë, por familjet në stanet aty pranë mund t'ju ndihmojnë për këtë.

Ky lloj akomodimi është i përsosur për ata që shijojnë një jetë të ngadaltë, të thjeshtë por autentike për popullin malësor kosovar. Kjo kabinë unike fshatarësh është krejtësisht e izoluar. Ecni nga dera juaj në një vend të mbushur me pyje, me të ashtuquajturat "Likene" të krijuar nga njeriu të cilët janë rezervuarë uji të bërë nga bora që përdoren për bagëti, përrenj të pacenuar ose mos hezitoni të mahniteni nga shpellat natyrore malore.

Eksploroni më shumë bjeshkët tona piktoreske; mos hezitoni të kontaktoni ndonjë nga familjet e stanarëve për të rezervuar një nga kasollet e barinjve:

Emri dhe Mbiemri

Bjeshka

Telefoni

Besnik Gusturanaj

Mokna

044 200 197

Bekim Hysenaj

Jerebi

044 902407

Xhevat Avdijaj

Synaje

045 300 546

Arben Idrizaj

Shymek

044 364 865

Fisnik Hakaj

Kaliqan

044 223 843

Adem Belegu

Lipë

044 309 942

Luan Qetaj

Milishec

044 962 215

Agush Rexhaj

Sejnovë

044 328 355

Mehmet Haliti

Rusoli

044 421 143

Nuredin Morina

 Shtedim

044 564 809
044 193 918